Protestojnë prindërit dhe nxënësit e shkollës “Faik Konica”, kërkojnë hapjen e shkollave

Këshilli i Prindërve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, ka protestuar para kësaj shkolle, duke kërkuar hapjen e shkollave për nxënësit

Protesta e Këshillit të Prindërve para shkollës "Faik Konica", në Prishtinë





Këshilli i Prindërve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, bashkë me disa nxënës të kësaj shkolle, kanë protestuar në lidhje me grevën e gjithmbarshme që po mbahet në sektorin e arsimit.

Prindërit kanë kërkuar që sa më shpejt të hapen shkollat në mënyrë që të fillojë mësimi normalisht për fëmijët e tyre.

Një nga ta, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Arsimit, ta gjejnë një zgjidhje që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Nuk jemi kundër mësimdhënësve, qëllimi është që të fillojë mësimi, t’i bëjmë me dije që ne prindërit nuk mund të rrimë duarkryq në mes të kësaj katrahure të tyre, duke filluar këtu me lutje për mësimdhënësit, pastaj me hapa të tjerë për qeverinë dhe SBAShK-ut, që të bëjnë një zgjidhje dhe fëmijët të kthehen në shkollë, është java e katërt dhe kjo është e patolerushme. Nuk kërkojmë fajtorë, duam zgjidhje”, ka thënë njëri nga prindërit.

Për grevën në arsim, një nga protestueset e ka fajësuar SBAShK-un.

“Një muaj ditë pa shkolla, as lufta nuk i ka ndalur, as një rrezik s’i ka ndalur, e ju në paqe pa shkolla. Turp për sindikata”, ka thënë ajo.

Kurse Remzi Kica, i cili kishte qenë profesor në të kaluarën tash në pension, ka thënë se me dëshirë do të kthehej të jepte përsëri mësim, vetëm që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Meqë vetë i përkas profesionit të tillë iu kisha lutur çdo mësuesi e arsimtari, për hir të fëmijëve, t’i vendosim pikë kësaj gjëje… Me dëshirë do të kthehesha të jepja Fizikë përsëri”, ka thënë Kica.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika