Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Re e KEK-ut ka protestuar duke kërkuar rritjen e pagave. “Hajnat jashtë, hajnat jashtë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve të kësaj korporate

FOTO: EO

Qindra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar të premten para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar me kërkesë rritjen e pagave.

“Hajnat jashtë, hajnat jashtë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se janë “mashtruar” për rritje pagash.

“Ne shprehim pakënaqësi dhe prodhojmë energji elektrike. E di që ndoshta nuk jeni të kënaqur me ne, por disa individë, sidomos Bordi i KEK-ut, që na ka gënjyer që në fund të prillit të bëhet diçka. Në fund na thanë se në fund të majit do të kemi një shpërblim, por jo, ne po kërkojmë rritje pagash dhe jo shpërblim”, tha Llumnica.

“Marre me rrejt. Punëtorët e KEK nuk janë të veshur me ngjyra partiake, por me uniformën e KEK-ut. Deri në ora 16:00 nuk shikojmë parti politike, prandaj kërkojmë nga Qeveria që t’i rrisë pagat e t’i rrisë shujtat ushqimore. Ne me ju do të jemi të vendosur dhe nuk do të lëshojmë pe, dhe nuk do t’i plotësojmë dëshirat, ne po dyshojmë se disa individë po na imponojnë grevën, e sot po i paralajmërojmë se nuk do të lëshojmë pe”, vijoi Llumnica.

Ali Gashi nga BSPK, i quajti “heronj” punëtorët e KEK-ut.

Ai tha se falë tyre Kosova po ndriçohet, raporton EO.

“Është për të ardhur keq që për neglizhencë të Qeverisë, t’i qesin në rrugë punëtorët që na bëjnë dritë. Ju vërtet jeni heronj dhe dhatë gjithçka që sot Kosova është e zhvilluar, që sot ekonomia është e zhvilluar. Ndoshta dikujt i ka interesuar që të dështojë KEK-u”.

“Nëse mendon se dikush nuk ia ka parë hairin Nagip Krasniqit, gabon, sepse falë tij dy sindikata i ka bërë bashkë, dhe për këtë arsye hajnat janë në burg. 12 punëtorë kanë vdekur në KEK dhe asnjë nga menaxhmenti nuk ka qenë varrim”, tha Gashi.

Ndryshe, kryetari i sindikatës të KEK-UT, Nexhat Llumnica, paralajmëroi edhe greva të tjera deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika