Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik para KEK-ut, tentojnë të hyjnë me forcë brenda

"Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite" ishin disa nga pankartat në protestën e punëtorëve të sigurimit fizik para KEK-ut

FOTO:EO

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë protestës së të premtes janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e korporatës.

Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Këta punëtorë po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar, në të cilat, shkruante “Qeveri më parë kur ishit në opozitë, na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika