Protestojnë sërish ish-punëtorët e komunës paralele në veri të Mitrovicës

FOTO:KOSOVO-ONLINE

Ish-punëtorët e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe të martën para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut këtë të hënë, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë.

Personat që po protestojnë ishin punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë.

Siç raporton Kosovo-online, këta punëtorë kanë thënë se më nuk do të largohen nga hapësira. Ata kanë deklaruar se puna për ta është burim i jetesës dhe se situata është “shumë e vështirë për të mbijetuar”.

Kjo pasi më 30 gusht nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Policinë janë mbyllur pesë komuna paralele në veri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se komunat e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Ky veprim u kritikua nga faktori ndërkombëtar, të cilët thanë se “është veprim i koordinuar dhe i njëanshëm” nga Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika