Protestojnë specializantët, kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave

Një grup i specializantëve kanë protestuar të martën për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt

Grupi i specializantëve ka protestuar të martën për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me mospagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave, si dhe për mospagesën e subvencioneve për kujdestaritë që ka filluar që nga muaji shkurt.

Ata bënë thirrje që kërkesat e tyre të vazhdueshme të merren parasysh dhe që situata të zgjidhet sa më shpejt.

Arianit Zajmi, një nga përfaqësuesit e grupit, ka theksuar se specializantët janë detyruar të paguajnë 500 euro për vitin e shkollimit specialistik.

“Detyrohemi me pagu nga 500 euro në vit, që i bie për pesë vjet me pagu 2500 euro, kjo nuk ka qenë më përpara. Prej muajit shkurt, nuk e kemi marrë asnjë cent për kujdestari. Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë”, është shprehur ai.

Arianit Zajmi

Zajmi, po ashtu, bëri me dije se prej muajit shkurt, ata nuk kanë marrë asnjë shumë për kujdestaritë, ndërsa janë të detyruar të paguhen me çmime të caktuara për kujdestaritë, që është një situatë e re dhe e vështirë për ta.

“Protestat do të vazhdojnë çdo ditë dhe masat do të radikalizohen nëse kërkesat tona nuk merren seriozisht në konsideratë,” shtoi Zajmi.

Ai ka informuar, gjithashtu, se janë zhvilluar takime me Ministrinë. Edhe pse, sipas tij, ministri ka marrë vendim që të paguhen kujdestaritë, ky vendim nuk po respektohet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika