Policia e Shri Lankës ka thënë se protestuesit përveç që kanë dëmtuar 75 shtëpi tjera janë dëmtuar pasi protestuesit vazhdojnë të sfidojnë një shtetrrethim mbarëkombëtarë.
Protestuesit po shfaqin pakënaqësitë e tyre për keqpërdorimin e qeverisë ndaj krizës më të madhe të vendit që nga viti 1948.
Ministria e Mbrojtjes në Shri Lankes, të marten ka urdhëruar trupat të qëllonin këdo që do të zbulohej duke dëmtuar pronën shtetërore ose duke sulmuar zyrtarët. Në protestë kanë vdekur nëntë persona dhe janë plagosur 200 të tjerë, që nga e hëna dhe ende është e paqartë nëse të gjitha vdekjet ishin të lidhura drejtëpërdrejtë me protestat.
Shri Lanka me një popullësi prej 22 milionë banorësh, është duke u përballur me një krizë ekonomike, me rritjen e çmimeve të mallrave të përditshme dhe ka pasur mungesë të energjisë elektrike për javë të tëra. Që nga muaji mars i vitit 2022, mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, raporton “CNN”.
Maithripala Sirisena, presidenti i Shri Lankës i ka bërë thirrje qytetarëve që të qendrojnë të qetë dhe të ndalojnë dhunën.
“Do bëhen të gjitha përpjekjet për të rivendosur stabilitetin politik përmes konsesusit, brenda mandatit kushtetues dhe për të zgjidhur krizën ekonomike”, ka thënë presidenti i Shri Lankës.
Të martën në një deklaratë, Bashkimi Evropian dhe 27 shtetet anëtare kanë dënuar “sulmin e egër të fundit kundër protestuesve paqësorë” dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve të Shri Lankës që të përmbahen.
Shri Lankë / Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, protestat tronditin ishullin