Protestuesit në Shri Lanka hyjnë në Shtëpinë e Presidentit

Pas krizës ekonomike me të cilën po përballet Shri Lanka, protesta e qytetarëve të saj ka arritur deri te shtëpia presidenciale

Njerëzit mblidhen në Colombo të shtunën, më 9 korrik, në protestë kundër trajtimit të ekonomisë nga qeveria

Protestuesit kanë hyrë në rezidencën zyrtare të liderit të Shri Lankës, duke bërë thirrje që presidenti, Gotabaya Rajapaksa, të japë dorëheqje në trajtimin e krizës ekonomike të vendit.

Të shtunën, më shumë se 100 mijë protestues hynë në Shtëpinë e Presidentit, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia.

Protestuesit hyjnë në pishinën e shtëpisë presidenciale në Sri Lanka

“Rajapaksa nuk është në vend dhe është zhvendosur diku tjetër”, kanë thënë zyrtarët e sigurisë për “CNN“.

Mbetet akoma e paqartë se sa personel sigurie janë të pranishëm në lokacion.

Të paktën 31 persona, duke përfshirë dy oficerë policie, janë plagosur në protesta dhe po marrin trajtim, sipas Spitalit Kombëtar të Shri Lankës (NHSL).
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, sipas policisë.
Ndërkohë, kryeministri Ranil Wickremesinghe ka thirrur një takim urgjent me liderët e partive, për të diskutuar situatën aktuale dhe për të arritur një zgjidhje, ka bërë të ditur  zyra e tij të shtunën.
Ai i ka kërkuar edhe kryetares së Kuvendit që t’i thërrasë deputetët.
Kombi i Azisë Jugore prej 22 milionë banorësh po vuan krizën e tij më të keqe financiare në historinë e fundit, duke lënë miliona të luftojnë për të blerë ushqime, ilaçe dhe karburante.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika