Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit

Disa protestues në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë brenda objektit komunal ku po qëndron kryetari Lulzim Hetemi

Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Sipas KosovaPress, ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo janë ndaluar nga ushtarët e tjerë, të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika