Partia Socialiste (PS) ka rrëzuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që parashihte ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për Kosovën.
Siç raporton Top-Channel, pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha me deputetët e tij u largua nga salla e Kuvendit.
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me zhurmë e tensione.
Edhe pse me 23 deputetë mungesë në sallën e Kuvendit, opozita ka vijuar me mosbindjen civile duke penguar diskutimet në rend dite.