PS me draft-rezolutë, Edi Rama thirrje opozitës: T’i lëmë sherret, të punojmë së bashku për Shqipërinë në BE

Ai që e bëri publike këtë inciativë të shumicës qeverisëse ishte kryeministri Edi Rama përballë grupit të tij parlamentar dhe kabinetit qeveritar. E për të adresuar të gjitha detyrat që duhen për t’u anëtarësuar në BE, Rama tha se duhet angazhimi i të gjithë shtetit shqiptar

Partia Socialiste (PS) ka paraqitur një draft-rezolutë, që, sipas saj, do të angazhojë në reformimin institucional, një domosdoshmëri që buron nga dokumenti i Komisionit Evropian për Shqipërinë si dhe të gjitha detyrat e procesit e të anëtarësimit në BE.

Ai që e bëri publike këtë iniciativë të shumicës qeverisëse ishte kryeministri Edi Rama përballë grupit të tij parlamentar dhe kabinetit qeveritar. E për të adresuar të gjitha detyrat që duhen për t’u anëtarësuar në BE, Rama tha se duhet angazhimi i të gjithë shtetit shqiptar.

“Vetëm nëse e përballim sfidën e anëtarësimit si një trup i vetëm i shtetit shqiptar, mund t’ia dalim të jemi plotësisht gati pa e pritur dekadën tjetër për t’u bërë pjesë e BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë pati një thirrje për opozitën duke kërkuar që lufta politike të lihet mënjanë, por procesi i mëtejshëm i shtetbërjes europiane të vendit tonë të bëhet brenda një hapësire të përbashkët pune bashkë me aleatët strategjikë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, etj.

“Ne sot jemi gati për t’i paraqitur grupit parlamentar një projekt-rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë që të nisim përpjekjen për këtë angazhim gjithëpërfshirës, ku padyshim nuk mund të mendohet që mund të përjashtohen opozitat politike në Kuvend dhe jashtë saj. Thirrja ime sot për ata që janë kundër nesh, është shumë e thjeshtë besoj. Ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndaluar për sharjet dhe sherret e kësaj jete të ulët politike, ku jemi të ngërthyer secili në mënyrën e tij, një vend pune të përbashkët me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit”, ka vijuar Rama./TV-klan

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika