PSD dorëzon në Qeveri peticionet e vjetra të VV-së

Partia Socialdemokrate (PSD) i dorëzoi qindra peticione para objektit të Qeverisë, rreth marrëveshjeve që i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje

Peticionet e vendosura nga PSD

Partia Socialdemokrate (PSD), të hënën në mënyrë simbolike, kanë dorëzuar para objektit të Qeverisë së Kosovës qindra peticione, rreth marrëveshjeve që dikur i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje.

Një nga peticionet që PSD-ja ka dorëzuar është edhe ai për kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi, në vitin 2015, ku ishte nënshkrues edhe kryeministri i tanishëm, Albin Kurti.

Nënshkrimi i Albin Kurtit në peticionin e vitit 2015, kundër demarkacionit me Malin e Zi

“Ajo që është interesante, në fund të njërës prej kësaj fletave, nënshkrues është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Siç mund ta shihni me datën 18.09.2015, Albin Kurti e nënshkruan këtë tekst, pra nuk mund të jenë dy Kurta, edhe ai i cili e nënshkruan kundërshtimin edhe ai i cili e zbaton këtë marrëveshje”, ka thënë Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së.

“Kritika jonë nuk është që Albini i ka ndërruar fjalët, kritika jonë është që Albini po e bën një marrëveshje të dëmshme”, ka vijuar Molliqaj.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika