PSD e shpall Kurtin “veteran të rrejshëm”, paralajmërohet kallëzim penal ndaj tij

Partia Socialdemokrate (PSD), e ka shpallur “veteran të rrejshëm”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas një aksioni para objektit të qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të nisë hetimet e menjëhershme ndaj kryemisnitrit Kurti.

Kurti ka deklaruar rrejshëm sepse ai është tërhequr nga UÇK më dy mars dhe është arrestuar nga Serbia më 27 prill 1999. Kemi një deklaratë të rreme të tij që konfirmon se nëse duam të flasim për veteranët e rrejshëm, veterani i parë i rrejshëm është Albin Kurti”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka theksuar se, në rast se, prokuroria nuk e nis hetimin qysh në të enjten e 31 marsit, atëherë kjo parti do të dërgojë kallëzim penal ndaj Kurtit.

“E ftojmë prokurorinë që të nisë hetimet e menjëhershme sepse ekzistojnë dokumente kur është angazhuar dhe kur është tërhequr nga UÇK dhe në të njëjtën kohë i sigurojmë secilit se të gjithë ata që duan të përbaltosin, denigrojnë luftën dhe veteranin e vërtetë të UÇK-së do t’i kundërshtojmë me fakte e argumente”.

“Po ashtu, nëse sot nuk fillojnë hetimet nga prokuroria, ne në fillim të javës do të bëjmë kallëzim penal ndaj Kurtit për falsifikimin që e ka bërë në këtë proces të çështjes së veteranit të luftës së UÇK-së”, shtoi ai.

Arsyeja pse e quan të tillë Kurtin, është se sipas Molliqajt, Kurti është angazhuar në UÇK në gushtin e vitit 1998, përkatësisht në zyrën e përfaqësuesit politik, Adem Demaçit, dhe është tërhequr nga UÇK më dy mars 1999, pra rreth tre muaj para përfundimit të luftës.

“Ai mund të jetë pjesëtar i UÇK-së, ai nuk është veteran i UÇK-së, ai ka mashtruar, dhe i njëjti ligj për ata që kanë mashtruar thotë se çdo person i cili me vetëdije paraqet deklaratë jo të vërtetë apo të rreme, apo prezenton dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit pjesëmarrës të luftës së Kosovës ndëshkohet sipas ligjit në fuqi lidhur me paraqitjen e deklaratës së rreme”.

Ky aksion i PSD-së vjen pasi kryemisnitri Kurti e ka nisur një fushatë për çështjen e veteranëve.

Molliqaj beson se prej se ekziston kjo çështje, janë dy grupëzime kryesore që e kanë trajtuar këtë të njëjtën.

“Janë ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së, i kanë akuzuar ushtarët e UÇK-së, i kanë përbaltosur ata dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim që ka ndodhur nga disa veteranë të rrejshëm këtë çështje për ta sulmuar UÇK-në, dhe janë një grup i dytë që janë mbështetësitë e UÇK-së, të luftës, vetë luftëtarët që kanë pasur po ashtu kritika për manipulimet që kanë ndodhur”.

Ai ka thënë se Kurti bën pjesë në grupin e parë, për shkak se, sipas Molliqajt, Kurti –veteranët e luftës i sheh si barrë të shtetit të Kosovës.

“Ky kryeminsitër e di që janë vetëm dy rrugë për t’u zgjidhur ky problem, njëra është përmes proceseve gjyqësore dhe rruga e dytë është përmes një procesi të ri të verifikimit të mesaplikimit të ri dhe vendosjeve përmes një procesi të njëjtë që do të bëhet nga persona të njëjtë”.

“Ne besojmë që në momentin kur kryeministri i Kosovës e nis këtë çështje dhe nuk e ka të qartë se si do të bëhet pastrimi i saj, kjo është për ta sulmuar veteranin e vërtetë të UÇK-së, për ta denigruar luftën e UÇK-së”.

Molliqaj ka ritheksuar se Kurti është “veteran i rrejshëm”, i cili po do të sulmojë veteranët e vërtetë.

Kjo sepse, sipas tij, nuk e ka qëllimin t’i largojë veteranët e rrejshëm, sepse, po të ishte ashtu, Kurti nuk do të ishte bërë vetë veteran i rrejshëm ashtu siç është bërë.

Ndryshe, Kurti pati theksuar se po planifikon që ekzekutivi të bëjë një hetim për numrin e madh të veteranëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika