PSD fton qytetarët në protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja, e dëmshme për Kosovën

Partia Socialdemokrate (PSD) ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë të shtunën e ardhshme në orën 14:00, në sheshin "Zahir Pajaziti", si shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë protestë të shtunën e ardhshme, më 25 mars, në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, si shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

PSD ka thënë se marrëveshja e mbrëmshme për të cilën u diskutua në Ohër është e dëmshme për Kosovën.

“Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”, njofton PSD-ja.

“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”, thuhet në njoftimin e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika