PSD ironizon me Kurtin, i vendosin para Qeverisë fotografinë e Ivanoviqit dhe kurora lulesh

Partia Socialdemokrate, me një aksion simbolik, kanë ironizuar me kryeministrin Kurti, i cili ditë më parë, përmes një adresimi, kishte thurur lavde për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, i cili ishte vrarë me armë zjarri

Aksioni i PSD-së

Partia Socialdemokrate është duke vazhduar me aksione simbolike kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Aksioni i fundit ka të bëjë me fjalimin e Kurtit në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Aktivistët e PSD-së e kanë vendosur një fotografi të Ivanoviqit dhe një kuror me lule.

Edhe pse Ivanoviq kishte qenë i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Kurti dha lëvdata për të, duke mos e përmendur fare këtë fakt.

Para disa vitesh, vetë Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se Ivanoviq është kriminel lufte.

Kurse në videon e postuar nga kryeministri Kurti, ky fakt injorohet.

Adresimi i Kurtit është kritikuar nga partitë opozitare si dhe shoqëria civile. Disa e kanë quajtur ofendim për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika