PSD me aksion simbolik para zyrave të EULEX-it: Drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë

Partia Socialdemokrate ka thënë se drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë, teksa e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin për krime lufte të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Partia Socialdemokrate e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin për krime luftë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Gjatë një aksioni simbolik përballë zyrave të EULEX-it në Kosovë, Nol Nushi nga kjo parti ka thënë se drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë.

“Ne nuk jemi kundër drejtësisë, nuk jemi kundër çfarëdo gjykimi që ka për thelb drejtësinë, mirëpo drejtësia speciale nuk është drejtësi, drejtësia selektive nuk është drejtësi, ajo është konfirmim i padrejtësisë dhe po i bëhet dëm i madh Kosovës në secilin aspekt, edhe në historikun e luftës së saj çlirimtare dhe në bazat e saj që është pavarësia që vjen nga lufta e drejtë e UÇK-së”, ka thënë Nol Nushi nga kjo parti.

Ai tutje ka shtuar se shprehja e gjykatëses “Jo me emrin tim”, është e papranueshme për secilin qytetar të Kosovë, shkruan KP.

Sipas tij, me këtë arsyetim ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i popullit.

“Është vendi ku janë marrë në pyetje me qindra luftëtarë të lirisë për krimet e supozuara që edhe ata i kanë bërë. “NOT IN MY NAME” ose “JO ME EMRIN TIM”, rrjedh prej gjykimit të fundit që e pamë, që përveç dënimit maksimal që na tronditi të gjithëve, shprehja që thoshte që ky gjykim është në emër të popullit ishte ajo që ishte e papranueshme për pothuajse secilin qytetar të Kosovës”.

“Në fillim të seancës ku gjyqtarja dëshiron ta dënojë komandant Calin ajo fillon me një arsyetim shumë të madh politik se pse kjo gjykatë qenka gjykatë e popullit. Normalisht ato gjykata që veprojnë në emër të popullit nuk japin këso arsyetime. Pikërisht ai arsyetim i asaj gjyqtareje na tregon se ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i popullit”, ka thënë Nushi.

Nushi ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit të shtunën në protestë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për dënimin e komandant “Calit”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të premten e kaluar ndaj një ish-pjesëtari të UÇK-së kanë shpallur dënimin e parë për krime lufte.

“Në emër të popullit të Kosovës”, kjo gjykatë e themeluar shtatë vjet më parë, e ka dënuar pamëshirshëm me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant “Cali”.

Specialja ka njoftuar se trupi gjykues e ka shpallur Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika