PSD ngjyros dritaret e ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë të zezë

Të martën e tetë nëntorit, Partia Socialdemokrate(PSD) ka ngjyrosur me ngjyrë të zezë dritaret e Qeverisë duke kritikuar qeverisjen e Kurtit për zhvillimet e fundit në veri të vendit

Foto: EO





Të martën e tetë nëntorit, Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik duke kritikuar qeverisjen e kryeminsitrit Kurti për zhvillimet dhe situatat e fundit që u krijuan në veri të vendit.

Anëtarët e PSD-së kanë ngjyrosur me ngjyrë të zezë dritaret e ndërtesës së qeverisë, që sipas tyre tregojnë mbylljen kundrejt qytetarëve.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë këtij aksioni është shprehur se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ të gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman.

“Dritaret e kësaj qeverie i ngjyrosëm me të zezë sepse ajo çfarë ka brenda nuk shihet jashtë. Dialog jodemokratik e jotransparent. Dialog i mbyllur. Qeveri që mirëmbanë terr informativ për qytetarët e mediat. Nuk njeh Kosova situatë të tillë, që nga paslufta. Ndërtesa e qeverisë është bërë hapësirë e bunkerizuar që ikë nga publiku”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se janë “në dijeni që prej vitit të kaluar e deri më sot Kurti e Bislimi kanë qenë pjesëmarrës në dialog të fshehtë në Bruksel”, sipas tij kulminacioni i këtij dialogimi është propozimi franko-gjerman.

“Publiku asnjëherë nuk u njoftua për përmbajtjen e këtij propozimi përmes kanaleve zyrtare të qeverisë. E pastaj na thonë pse po spekuloni mbi spekulime. Atëherë po komentojmë mbi këtë terr informativ në të cilin është vendosur qytetari”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Kryetari i PSD-së ka theksuar se thirrja e tyre është e qartë. “Dialogu duhet të jetë i hapur, gjithëpërfshirës e transparent. Rezultati i tij duhet të sjellë marrëveshje përfundimtare me njohje e paqe”, ka thënë Dardan Molliqaj.

Të shtunën e pesë nëntorit, kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar se deri kur do të zgjasë bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb.

“Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina vazhdon të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare, që i bie të kthejë prapa vendimin për regjistrimin, derisa të miratojë Asociacionin e Komunave”, ka thënë Goran Rakiq.

Ndërsa, të dielën e gjashtë nëntorit, serbët kanë organizuar protestë në sheshin  “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq me pjesëtarët e Listës Serbe dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika