PSD pritet të mbajë protestë për shkarkimin e ministrit Murati

Pas komenteve të mëhershme të Ministrit Murati për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sipas burimeve të RTV Dukagjinit, PSD-ja pritet të mbajë protestë për shkarkimin e tij

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, pritet që Partia Socialdemokrate të mbajë protestë me kërkesë të shkarkimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Përgjatë të enjtes, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, kishte publikuar numrin e telefonit personal të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Në postimin e tij, u kërkohet qytetarëve që të dërgojnë mesazhe te numri i ministrit.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e Muratit, për disa postime të vitit 2016 dhe 2018, ku ky i fundit kishte bërë shaka në llogari të veteranëve të luftës.

“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, kishte shkruar Molliqaj në Facebook.

 

Molliqaj, publikon numrin e telefonit të ministrit Murati, kërkon dorëheqjen e tij

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika