PSD-së i shqiptohet gjobë nga Policia për moslajmërim të protestës kundër marrëveshjes së Ohrit

PSD-ja gjatë të shtunës së 25 marsit protestoi në shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Policia e Kosovës ka gjobitur këtë subjekt politik duke thënë se e njëjta nuk kishte lajmëruar mbajtjen e protestës

Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook. E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët.’, ka shkruar Rrusta.

PSD-ja gjatë të shtunës së 25 marsit protestoi në shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Gjatë saj, e njëjta kërkoi edhe dorëheqjen e Kryeministrit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika