PSD: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankart me mbishkrimin “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.

Pas aksionit, para mediave është deklarua kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se Qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencionet e pavarura.

“Sot në Kuvend është në rend dite ligjii cili do ta foromojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, zakonisht, pushtetet demokratike kujdesen për mirëqënien e qytetarëve dhe për pavarësinë e institucioneve. Qeveria e Kosovës ka pasur dy synime krejt të tjera, e para me e pa secilin si të dyshuar dhe e dyta, secilin agjencion apo organizim të pavarur me ia ngushtu ose me kontrollu kompetencat e tij”, ka thënë Molliqaj.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika