Pse edhe pas 24 vjetësh nuk u konservuan kullat e familjes Jashari në Prekaz?

Kullat e familjes heroike Jashari në Prekaz të Skenderajt mbesin të rrezikuara nga shembja, kjo pasi, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga sulmi i forcave serbe ndaj tyre, objektet në kuadër të kompleksit memorial “Adem Jashari” ende nuk janë konservuar

Kompleksi memorial "Adem Jashari", Prekaz

Kullat e familjes heroike Jashari në Prekaz të Skenderajt mbesin të rrezikuara nga shembja, kjo pasi ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga sulmi i forcave serbe ndaj tyre, objektet në kuadër të kompleksit memorial “Adem Jashari”, ende nuk janë konservuar.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po flitet për dështimin për menaxhimin e kompleksit “Adem Jashari”.

Në mars të vitit 2019 ishte themeluar komiteti ndërministror për realizimin e projektit për konservimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” pas miratimit të Ligjit për këtë kompleks, në fund të 2018-s.

Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, në emisionin “Kallxo Përnime” tha se ka ekzistuar një frikë te të gjithë akterët se mos po bëhet ndonjë projekt “shkel e shko”.

“A me vazhdu me atë projekt që ka qenë apo me pritë derisa kompania e cila e merr menaxhimin e projektit, ta bëjë një të ri. Fatkeqësisht, ra ajo qeveri, erdh qeveria tjetër, që u deshën procedurat prapë prej fillimi, por edhe kjo tjetra qeveri s’mundi të bëjë asgjë konkrete. Kjo qeveria tjetër Kurti morën vendime konkrete u caktuan ekspertët për ta bërë detyrën projektuese, u caktu komisioni i ekspertëve” – tha Zogaj.

Zogaj ka shpjeguar se pas kësaj, filluan procedurat tenderuese për master planin, që sipas projektit, kompleksi “Adem Jashari” ndahet në tri zona.

“Janë 450 hektarë si pjesë e kompleksit, zona e parë janë varrezat, kullat, muzeu ku ka me qenë deri te bunkeri, pjesa tjetër peisazh dhe pjesa tjetër, fabrika e municionit. Në bazë të detyrës projektuese do të jenë një projekt i jashtëzakonshëm, ndërsa nëse kërkojna fajtorin, është e vërtetë se të gjitha nga pak jemi fajtorë”- tha tutje Zogaj.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika