Manchester United ka arritur marrëveshjen prej 71.5 milionë funtesh me Barcelonën. Por çështja rreth shumës prej 17 milionë funtesh në pagat që janë shtyer dhe shpërblimet që klubi i detyrohet mesfushorit kanë bërë që klubi të ngecë.
Holandezi, Frenkie de Jong nuk ka asnjë interes që të bashkohet me Manchester United, e gjithë kjo sepse nuk i pëlqen qyteti dhe sipas tij klubi nuk drejtohet në mënyrë të drejtë.
Sipas mediave spanjolle, De Jong nuk ka asnjë interes që të shkojë në Old Trafford këtë verë, ky i fundit është shprehur që do të kishte më shumë dëshirë që t’i bashkohej klubit të Chelsea-t nëse Barcelona e largon atë.
Gjigantëve katalunas iu duhet që ta zhvendosin holandezin nga fatura e pagave në mënyrë që të bëjnë regjistrimet e nënshkrimeve të reja që katalunasit kanë. Këto nënshkrime përfshijnë, Robert Lewandowskin, Raphinha-n, Franck Kessie dhe Andreas Christensen në LaLiga.
Sipas raporteve të mediave spanjolle, lojtari Frenkie de Jong ka zero interes sa i përket transferimit në Manchester, pasi ai ka edhe shqetësime për mënyrën se si funksionon United.
Chelsea klub më i mirë se Man United?
Frenkie de Jong me sa thuhet nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta pranojë transferin në ndonjë klub tjetër prej Barcelonës, dhe Chelsea do të ishte klubi i tij i preferuar në këtë rast.
Edhe pse opsioni i de Jong, pa dyshim, është që të qëndrojë në Barcelonë, për shkak të dashurisë që ka ndaj qytetit dhe klubit, prapë idea e kalimit në Stamford Bridge nuk i duket e keqe holandezit, pasi Chelsea mburret me futbollin e Ligës së Kampionëve, ai e vlerëson strukturën e klubit të bluve e cila po ndërtohet me pronarin e ri të Chelsea-t Todd Boehly.
Bayern Munich është vendi tjetër që do të ishte në rregull për de Jong që të bashkohej me ta, por mosmarrëveshja për pagat dhe shpërblimet që i detyrohet Barcelona e bëjnë këtë të fundit që të mbetet ende lojtar i blaugranëve.
Ndryshe, Frenkie de Jong është ndjekur për më shumë se një muaj nga skuadra e Manchester United, ku këta të fundit janë thuajse të gatshëm që të paguajnë më shumë se 65 milionë euro për 25-vjeçarin.
Por, De Jong ka shprehur në mënyrë të vazhdueshme dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë këtë verë, pavarësisht se është në shitje.
Shpresat me sa thuhet kanë përfunduar javën e kaluar, pasi përfaqësuesit e de Jong i kanë thënë delegacionit të Manchester United se De Jong nuk planifikon të shkojë në Angli.