Pse Kosova duhet të jetë vend i investimeve sipas Bislimit?

Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit të tij në Samitin rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen, ka treguar pse Kosova duhet të jetë vend që duhet zgjedhur për të investuar

Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit të tij në Samitin rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen





Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit të tij në Samitin rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen, ka thënë se i gjithë qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që në takimet e radhës të mos flitet për tensionimin e situatave në rajon, por për çështjet ekonomike.

Fjalimin e tij Bislimi e ka ndërtuar duke adresuar pesë pyetje.

“Po synojmë një gjendje ku trajtohen çështjet ekonomike dhe jo të sigurisë më. Diskutimi të mos fillojë më me çështje të tensioneve apo gjëra të tilla të stabilitetit, por si ta arrijmë atë rritjen ekonomike më shumë se 10 për qind apo si e kemi arritur këtë aderim në BE apo si po menaxhohet kriza në energji”.

“Dua ta ndërtoj këtë fjalë në pesë pyetjet që dua t’i adresoj. E para është se çfarë duam ne si Kosovë? Kur flasim për qëllime dhe prioritetet tona ky diskutim asocion me ato termat kryesorë në vendet e punës si drejtësia, investimet, eksportet, formalizmi, energjia, mjedisi, qëndrueshmëria, arsimimi dhe diaspora, janë termat kryesorë që do t’i shihni në çfarëdo lloj diskutimi të fushave të kësaj qeverie”, shtoi Bislimi.

Zëvendëskryeministri ka treguar pse Kosova duhet të jetë vend që duhet zgjedhur për të investuar.

“Pyetja e katërt është çfarë ofrojmë investitorëve potencialë, pse duhet të jetë Kosova pjesë e vendimmarrjes kur vendosni për lokacionin për investim. Do t’i përmend disa prej tyre, kemi penetrimin më të lartë të internetit në rajon, kemi kosto tatime të punës shumë atraktive dhe mundësi të mira për riatdhesimin e fitimeve, kemi krijuar gjykatën komerciale, kemi tkurrje shumë efektive të ngarkesës burokratike, kemi marrëveshje me shumë vende, qasje të lirë në tregjet e BE-së dhe qasje në tregjet e Amerikës, kemi strategji të re për korrupsionin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, kemi alternativa të shkëlqyera për të gjitha format e teknologjisë dhe informacionit, zinxhirë furnizimi dhe një rrjet konkurrent transportimi, sepse kemi afërsi me portet detare”.

Po ashtu, sipas tij, teknologjia e informacionit dhe komunikimit është një nga sektorët premtues.

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është një nga këta sektorë me punëtorë të aftë, prodhojmë më së shumti për eksport, kemi industri të përpunimit të ushqimit dhe pijeve dhe kanë pasur shkallë të madhe të rritjes në të kaluarën dhe kemi një industri minerale të fuqishme, kemi komponentë automobilistikë, turizmi dimëror është sektor premtues për rritje, dhe një prej sektorëve në rritje më të shpejtë në ekonomi është përpunimi dhe industria e drurit, sektori që ka dyfishuar prodhimtarinë në vetëm dy vjet”.

Një nga pyetjet e radhës të Bislimit është se a po arrihet sukses në arritjen e këtyre qëllimeve dhe caqeve të ekzekutivit.

Ai ka renditur “të arriturat” brenda kësaj qeverie.

“Dua t’i përdor pesë indikatorët që i kemi, ka një rol në një analogji basketbolli, secili lojtar, qendra, kahu, goditësi ose sulmuesi e kanë rolin e tyre, pra pesë tregues apo indikatorë. Kemi shënuar rritje dyshifrore ekonomike, 10.7 për qind, kemi rritur të ardhurat buxhetore për 30 për qind për një vit, kemi arritur t’i rrisim eksportet me 2/3 për një vit, shifra këto që kanë të bëjmë me vitin 2021, 35 mijë vende pune, 10 mijë të cilat janë të formalizuara”.

Një pikë tjetër e radhës sipas Bislimit është kërkimi i burimit të kësaj përgjigje, nëse kanë arritur sukses apo kanë kontribuuar në këtë sukses.

“Duam të theksojmë 4 pika të forta, cilësia e demokracisë, element i dytë është stabiliteti politik i ashtuquajtur – Kosova ka qenë eksportuese e stabilitetin në muajt e fundit, pika e tretë e fortë është lufta jonë e suksesshme ndaj korrupsionit, dhe cilësia e pakove tona të ringjalljes apo shtatë të tilla që kemi pasur, që kanë adresuar sfidat e pandemisë por edhe të krizës së energjisë”.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika