Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia?

Mosreagimi i ndërkombëtarëve pas bllokimit të kufijve nga serbë brenda Serbisë po vlerësohet si sjellje e çuditshme nga analistë politikë në Kosovë. Kurse ekspertë të sigurisë thonë se këto protesta nuk mund të minojnë sigurinë e Kosovës, vetëm nëse Kosova bien në grackën serbe. Në këtë situatë, kërkohet presion më i madh ndaj ndërkombëtarëve për të dënuar këto veprime të serbëve

Që nga e premtja në orën 18:00 e deri të shtunën afër kësaj ore, qëndruan të mbyllura dy pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Bërnjak dhe Merdar nuk pati qarkullim deri atëherë, kurse pika në Jarinje ishte e hapur për hyrje-dalje.

Kjo pasi qytetarët serbë, andej kufirit po kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës dhe kthimin, siç thonë ata, të pronave të uzurpuara të serbëve.

Megjithatë ani pse kanë kaluar 24 orë nga kjo bllokadë nuk ka reagim ndërkombëtar.

I vetmi ishte emisiari Lajçak, që pas insistimit të gazetarëve shqiptarë, një ditë me herët tha në Prishtinë se kishte parë njoftimin, dhe shpreson se nuk do të ketë bllokadë, sepse kjo sipas tij ka impakt negativ

Por, kur bllokada ndodhi ai e as përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë nuk u bënë të gjallë.

Këtë mosreagim ndërkombëtar po e sheh të çuditshëm analisti politik Fidan Ukaj.

“Është e quditshme se si faktori ndërkombëtar nuk ka reaguar dhe po ashtu nuk i ka bërë thirrje, qeverisë së Serbisë, e cila flet për margjinalizimin e qytetarëve serb në Kosovë se një përpjekje e tillë e shkel edhe një marrëveshje ndërkombëtare edhe pse kemi pas një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë”, tha ai.

Ndërkaq, ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha jep opinionin e tij, se a ka rrezik për ekskalim të situatës.

“Bllokimi i kufirit, nga bandat me maska  që llogaritet të jenë të mbështetura edhe nga strukturat zyrtare të Serbisë,  nuk mund ta minojnë si sigurinë e Kosovës natyrisht se kjo mund të ndodh vetëm nëse ne biem në kurthin e këtyre bandave”, tha ai.

Hoxha thotë se Kosova asesi nuk duhet të ndërhyje dhe vetëm të jetë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika