Pse ngjyra vjollcë mungon në flamujt e botës?

Ngjyra vjollcë mungon në flamujt e botës sepse ishte shumë e shtrenjtë, vlera e saj ishte po aq sa floriri

Ilustrim

Të gjithë flamujt në botë kanë ngjyra dhe forma të ndryshme, por asnjë flamur nuk e ka ngjyrën vjollcë.

Arsyeja kryesore qëndron në faktin se ngjyra vjollcë ishte shumë e shtrenjtë në të kaluarën.

Ngjyrat më ekonomike ishin ngjyra e zezë, e kuqe dhe blu, prandaj shumica e falmujve të botës dominojnë me këto ngjyra. Përveç se ishin më ekonomike këto ngjyra ishin më të lehta për të prodhuar pigmente në atë kohë, raporton “Mental Floss”, transmeton Portali Dukagjini.

Qindra flamuj të shteteve të ndryshme

Ngjyra vjollcë përfitohej nga një lloj i veçantë i kërmijve të detit nga Mesdheu. Për vetëm një gram ngjyrë vjollcë nevojiteshin mbi 10 mijë kërmij, prandaj kjo ngjyrë është vlerësuar po aq sa floriri.

Dhe në aspektin historik ngjyra vjollcë ishte e lidhur me mbretëritë dhe jetën e të pasurve.

Ngjyra vjollcë përfaqësonte lluksin dhe ishte e vendosur të përdorej për ngjyrosjen e rrobave të mbretërve, mbretëreshave dhe klerit.

Mbretëritë që e proritetizuan ngjyrën vjollcë

Mbretëresha Elizabeth ka urdhëruar që vetëm anëtarët e familjes mbretërore të mund të veshin ngjyrë vjollce.

Aurelius, perandori romak e ka ndaluar gruan të blinte një shall mëndafshi vjollcë, i cili kushtonte rreth 50 mijë euro sot.

Një student britanik kur po përpiqej të gjente një kurë për malarien, ka zbuluar aksidentalisht një mënyrë për të prodhuar vjollcë sintetike. Nga ai moment, ngjyra vjollcë gjendet lehtë në treg dhe familja mbretërore nuk e vë më të parin në listë.

Ngjyra vjollcë u bë shumë më e aksesueshme në vitet që pasuan, kjo është arsyeja se pse një pjesë e vogël e flamujve që kanë një spërkatje ngjyrë vjollcë u projektuan të gjithë pas vitit 1900.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika