Pse nuk duhen hedhur bishtat e qershive?

Ndonjëherë sado të padobishme pjesët e një fruti të parapëlqyer të duken, ato mund të jenë një ndihmesë e madhe drejt përmisimit të shëndetit

Bishtat e qershive

Megjithëse janë të parat që hidhen kur fillojmë së shijuari qershitë, bishtat e tyre kanë vlerën më të madhe shëruese, sepse janë të pasura me antioksidantë, janë të mira kundër inflamacioneve dhe janë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e artritit

“Ato janë gjithashtu një nga frutat e rralla që përmbajnë melatonin, e cila mund të ndihmojë në trajtimin e pagjumësisë”, thuhet në librin “Healing Foods”.

Janë të pasura me vitamina C, A dhe E dhe dietologët i rekomandojnë në sasi të pakufizuar sepse pastrojnë trupin nga toksinat dhe nuk irritojnë stomakun. Çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta.

Qershitë janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, hekurit, zinkut, bakrit dhe manganit, por pak e dinë se kërcelli është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin.

Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht. Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Uji i tyre është gjithashtu një qetësuess i mirë i lëkurës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika