Pse opozita ka qasje racionale ndaj qëndrimit të Kurtit për Asociacionin? Flet analisti Ymeri

Analisti Visar Ymeri, i ka vlerësuar 6 kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tij, opozita është duke e përkrahur, pasi janë të informuar që nuk ka rrugë tjetër, përveç kësaj

Analisti Visar Ymeri, i ka vlerësuar 6 kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas Ymerit, këto 6 kushte, Kurti i ka vendosur për ta themeluar Asociacionin.

Tutje, Ymeri ka theksuar se kjo është rruga e vetëm që e shpien Kosovën përpara, e këtë, sipas tij, Kurti e ka të qartë.

“Kurti e ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje tjetër, përveç se ta bëjë Asociacionin. E shpresa e të gjithë neve është se kjo do t’i hapë rrugë përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, shpresa jonë është që do të jetë në dobi të Republikës së Kosovës, ky përfundimi i dialogut”, ka deklaruar Ymeri.

Ndërkaq, ai ka thënë se opozita është duke e përkrahur, pasi janë të informuar që nuk ka rrugë tjetër, përveç kësaj. Sipas tij, kjo është arsyeja se pse opozita është kaq racionale.

“Qasjen e tyre e kanë në mbrojtje të interesave shtetërore sesa në luftën politike ditore ndaj kryeministrit”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika