Pse prindërit duhet të ndalojnë së puthuri fëmijët në buzë?

Psikologia, Fatime Sadiku e ftuar tek “Rreth e Rrotull” ka diskutuar se si ndikon puthja në buzë prind-fëmijë.

Sipas Sadikut, nuk është e hijshme të puthurit në buzë e aq më pak pas moshës 2 vjeçare.

“Krejt është ideja se në cilën moshë e kemi aktualisht fëmiun, kemi fazen 0 -2 vjet që d.m.th kemi fazën orale, faza e eksplorimit me gojë që kafshon mjekrën e mamit apo hundën e babait. Në aspektin kognitiv që arrin me njoftë botën, është e përceptimit përmes gojës. E konsideroj jo të hijshme, momentin kur kulturalisht prindi që ia kërkon fëmiut”.

Tutje, ajo ka vazhduar të sçaroj se cila është mënyra më e drejtë e sjelljes së prindit ndaj fëmijës, pas moshës dy vjeçare.

“Nga mosha 2 e tutje Prindi, në rolin e nënës apo babit, është ai që duhet të orientoj fëmiun. Unë ty të dua shumë, unë të kam shumë xhan, ne kemi mënyrë të ndryshme se qysh mundemi me dashtë njeri-tjetrin. Dhe si mund të kemi një komunikim të veçantë. Shembull të afeksionin, p.sh, hunda është veç e mamit dhe faqja e babit dhe e puth vetem babi”, ka shtuar Sahiti.

Ajo nuk e përjashton mundësinë që puthjet mund të bëhen aksidentalisht, edhe fotografitë poashtu.

Sipas Sadikut, edhe në rast se aksidentalisht bëhen dhe kapet në një fotografi, aëherë edhe pse nuk është e hijshme, së paku të mos postohen në rrjete sociale.

Një nga arsyejet se pse nuk duhet të shpërndahet, është sepse “fëmija do të konfuzohet, nuk do te jete rehat. Dhe dashuria prind-fëmijë ka disa dimensione të tjera, të dashurisë së vërtetë të ofrimit të puthjes” , ka shtuar psikologia Sahiti.

Psikologe, Fatime Sahiti

“Nëse kalohet në rutinë, puthja në buzë prind-fëmijë, d.m.th krijohet një model jo i shëndetshëm i relacionit sidomos vajzë-prind”, ka thënë ajo në rastin kur u pyet për puthjen në buzë në mes David Beckam dhe vajzës së tij, në një ndeshje.

Sahiti ka theksuar se prindi duhet të lejë të lirë fëmiun për shprehjen e dashurisë, jo gjithsesi me kontakt fizik, e aq më pak me persona të panjohur.

“Bërthamat traumatike gjatë fëmijërisë janë si frut i rrushit, copëza-copëza, kokërr-kokërr pastaj krijohet një trauma e madhe ndoshta e relacioneve, ndërveprimeve verbale mes njëri tjetrit fizike , ndërveprimeve sociale, e kontakteve me njerëz të tjerë. Folim ne në vend të fëmijës”, ka shtuar ajo.

“Mënyra e shprehjes së dashurisë duhet me ndërru, jo përmes kontaktit fizik. Por veprimet sikur format e zemrës me duar, ose gjithçka e lire tek fëmija”, ka theksuar ajo.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika