Salman Rushdie, ishte detyruar të fshihet për nëntë vjet, për shkak të përmbajtjes së librit të tij të katërt ‘Vargjet Satanike’, e cila nga muslimanët cilësohej si blasfemi (sharje kundër zotit ose fesë), duke bërë udhëheqësin e Iranit të ofrojë 3 milionë dollarë për kokën e tij.
Romancieri me origjinë indiane Salman Rushdie kishte arritur të marrë vëmendjen e publikut me publikimin e veprës Midnight’s Children në vitin 1981, i cili kishte shitur mbi një milion kopje vetëm në Britani të Madhe.
Por, libri i tij i katërt, në vitin 1988 ‘Vargjet Satanike’ e kishte detyruar atë të fshihej për nëntë vjet.
Romani surrealist ‘Vargjet Satanike’, post-modern kishte ngjallur zemërim te disa muslimanë, të cilët e kishin konsideruar përmbajtjen e tij si blasfemi, dhe të njëjtit iu kishte ndaluar hyrja në disa vende, njofton BBC.
Ndërkaq, një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini kishte bërë thirrje për ekzekutimin e tij.
Madje kishte ofruar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh në një dekret ligjor të lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik.
Shpërblimi mbi kokën e Rushdie ende mbetet aktiv, dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, që është një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian ka shtuar 500 mijë dollarë të tjera në shpërblim në vitin 2012.
Shtetasi britaniko-amerikan, i cili ka lindur nga muslimanë jo-praktikues dhe është vetë ateist, është bërë një avokat i zëshëm për lirinë e shprehjes, duke mbrojtur punën e tij në disa raste.
Ndërkaq, disa ngjarje letrare të ndjekura nga Rushdie kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe bojkotimeve, por ai vazhdon të shkruajë.
Ndryshe, romani i tij i radhës, ‘Qyteti i Fitores’, pritet të botohet në shkurt 2023.