Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona Ademajt e cila u vra një vit më parë në prezencë të fëmijëve e ku i dyshuari kryesor është burri i saj, Naim Murseli, ka folur në Debat Plus lidhur me vrasjen e saj dhe procesin gjyqësorë.
Një vitë pas ngjarjes ende nuk ka aktakuzë të ngritur.
Ai ka thënë se në emër të familjes kërkon falje për mos-prezencë në media aq sa edhe rasti ka pas ndjeshmëri në shoqërinë tonë por se kishte një arsye për këtë.
”Arsyeja e vetme ka qenë që prokuroria të mos ndihet në presion mediatik’’, ka thënë Syla duke shtuar se qasja e tillë është bë me qëllim që ata pa presion ta kryjn punën më së miri.
Avokati përfaqësues ka thënë se familja e të ndjerës ka vendosur që të gjithë procesin të ia lë në dorë drejtësisë.
”Mos veprimi i prokurorsië deri tash duhet të shpresojmë që ka qenë si rezultat i punës dhe kompleksitetit të rastit por nuk mundemi me kalu pa e përmend që familja janë të shqetësuem. Unë si avokat mund të ndihem i shqetësuem tu e ditë praktikën e gjykatave në raste të tilla… kështu që të shpresojmë që një aktakuzë kur të ngritët të jetë e tillë që të mos refuzohet në fund dhe të mos pushojnë hetimet dhe të lirohet kryerësi apo kryerësit siç është në rastin konkret’’, ka thënë ai.
Avokati Syla ka folur edhe për deklarimet e dhëna deri më tani.
‘’Është e qartë se cili ka qenë motivi, madje ka më shumë se një motiv’’, ka thënë Syla duke mos treguar për motivet se cilat janë ato pasi që konsideron se mund të ndikoj në proces ose hetim të rastit.
Ai ka shtuar se vrasja e rënë nuk e ka emërues vetëm motivin, por ka disa elemente si për shembull te natyra e viktimës.
”Për shembull vrasja e anëtarit të familjes është vrasje e rëndë pa marrë parasysh motivin…e në rastin konkret është e qartë se është veç një anëtar familje, është vra në mënyrë dinake dhe pa marrë parasysh motivin një aktakuzë ka mujt me u ngritë’’, ka thënë ai duke shtuar se deri tani janë të plotësuara kushtet ligjore të ngritjes së një aktakuze me vrasje të rëndë.