Pse u shkarkuan komisionet në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilat dhanë pëlqimin për djegien e mbeturinave në Ferizaj?

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka zbuluar se Stafi Civil kishte dhënë pëlqimin për djegien e mbeturinave në fshatin Varosh të komunës së Ferizajit, pa pasur leje të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij komisionet kanë vepruar vetëm me sekretarin e ministrisë, duke anashkaluar komunikimin me stafin politik

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka treguar se Stafi Civil kishte dhënë pëlqimin për djegien e mbeturinave në fshatin Varosh të komunës së Ferizajit.

Sipas tij, në Ferizaj kanë dashur “të ndërtojnë termocentral pa dijeninë e Kuvendit të Kosovës”.

“Në fshatin Varosh të Ferizajit është dhënë një pëlqim për ndërtimin e një djegësi të mbeturinave, diku nga fundi I vitit të kaluar edhe kjo nuk ka qenë një veprimtari e cila nuk ka qenë e planifikuar fare. Në asnjë dokument relevant të Kosovës, jo vetëm tashi…mund të jetë në të ardhmen, por tashti nuk është. Nuk ka qenë në strategji, nuk ka qenë në asnjërin nga planet, të cilat Kosova, përkatësisht Ministria jonë, zhvillon në bashkëpunim direkt me Bashkësinë Evropiane, me arteret të ndryshëm evropianë sepse sektori i mbeturinave nuk është sektor që afekton vetëm një vend”, ka thënë Zogiani.

Ai ka thënë se komisionet, kur ka pasur interesa të mëdha e kanë anashkaluar komunikimin me politikën dhe kanë vepruar vetëm me sekretarin e Ministrisë.

“Është një sektor i trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe neve na del një pëlqim i cili parashihte një projekt, i cili jep leje për një pëlqim, për një projekt i cili do të digjte diku 150 mijë tonë në vit mbeturina dhe e kemi kuptuar, pak si rastësisht. Pëlqimin mjedisor e ka dhënë komisioni i Ministrisë, i cili ka qenë për një kohë relativisht të gjatë aty, por të them të drejtën, këto komisione shumë shpesh kanë pasur një zakon të çuditshëm. Për çështje të rëndësishme, kur kanë interesa të mëdha brenda, nuk kanë komunikim politik edhe pse përmes sekretarit, zakonisht bëhet, duhet të bëhet. Në secilin sektor, qeveria sjell strategji e politika, të cilat duhet përcjellë nga administrata brenda kritereve dhe ligjeve. Andaj, nevojitet komunikim i vazhdueshëm…gjersa pohoi se kjo mungonte”, ka shtuar ai.

Ky pëlqim ishte dhënë gjatë vitit të kaluar sipas Zogianit, por ai tha se për këto veprime ka pasur ndëshkime.

“Me të marrë informacionin, ministri ka intervenuar dhe ka kërkuar nga komisioni takime e nga sekretari sqarime. Si rezultat, ka ardhur deri te shkarkimi i komisionit dhe tashmë ish-ushtruesit të detyrës së sekretarit”.

“Vendimi për pëlqim është dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur ne kemi qenë në Ministri. Nuk duhej të ndodhte, prandaj janë ndërruar këto komisione. Nëse sheh ligjin për mbeturina, është një nen që përcakton relevancën e dokumenteve që rregullojnë sektorin e mbeturinave. Në krye të këtyre dokumenteve është strategjia kombëtare për menaxhimin e mbeturinave. Injorohet strategjia nga komisioni sepse me strategji nuk ka djegës. Ka dhjetëra shkelje tjera brenda këtij procesi, të cilat komisioni ka vendosur t’i injorojë. Dhe ka dhënë pëlqimin. Tash kemi komision të ri, shoh se ka një komunikim më të mirë dhe konsultim të vazhdueshëm në linjën administrative përmes sekretarit. Kur ka insinuata ku kërkohet vendimmarrje, ka komunikim më të mire”, ka shtuar ai.

Më tutje, ai ka njoftuar se ka gjetur edhe shkelje tjera që është mashtrimi me KM, ku është thënë se janë 3 kilometra, ndërsa, sipas tij, janë vetëm 600 deri 800 metra.

“Trefish më e shkurtër sesa është pretenduar. Komisioni ka për detyrë t’i verifikojë të dhënat. Veprimtaria në VNM nuk ka pasur përputhshmëri me projektin”, ka përfunduar Zogiani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika