Skuadra franceze e Paris Saint-Germain i ka ofruar Barcelonës lojtarin brazilianin Neymar Jr, këtë e kanë bërë të ditur mediat spanjolle dhe ato franceze.
Që nga transferimi i tij në Paris në vitin 2017, karriera e Neymar në kryeqytetin francez është rrethuar me lëndime dhe shumë kohë jashtë fushave.
Neymar u largua pikërisht nga Barcelona në tentativë që të jetë ylli i skuadrës, epitet ky që u fitua nga Kylian Mbappe.
Pesë vite më vonë, të njëjtin po ia ofrojnë brazilianin ish-skuadrës së tij.
Siç raportohet në media, PSG ja ka ofruar katalunasve mundësinë që Neymar-in ta transferojnë për një shifër rreth 50 milionë euro.
Kujtojmë që Neymar Jr vazhdon të mbetet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur kaloi nga blaugranët te parisienët për 222 milionë euro.
Barcelona po e konsideron mirë këtë opsion, pasi katalunasit kanë pak për të shpenzuar, e në agjendën e tyre ndodhen edhe futbollist si Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Bernardo Silva.
Në kohën e tij te 5 herë kampionët e Europës, Neymar kishte 186 paraqitje, ku arriti të shënoj 105 gola, shtoi 73 asistime dhe fitoi nëntë trofe.