Klubi i futbollit, Paris Saint-Germain, ka filluar tashmë procesin e përpjekjes për të rinovuar kontratën e Lionel Messit si reagim ndaj formës së tij të shkëlqyer në kryeqytetin francez.
Diçka tjetër që kontribuon me këtë renovim është se argjentinasi rregullisht është i lidhur me një rikthim në Barcelonë për të punuar nën ish-bashkëlojtarin e tij, Xavi Hernandez.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me Messin si një transferim i lirë verën e ardhshme, por presidenti i PSG -së, Nasser Al-Khelaifi tashmë po punon për të zgjatur kontratën e Messit dhe për ta mbajtur atë në Parc des Princes.
Po ashtu, sipas raportimeve të gazetës sportive, Marca, Messi dëshiron të vendosë pas Kupës së Botës.
Klubi do të punonte për kushtet ekonomike të kontratës së re, e cila, siç është logjike, nuk do të arrinte shifrat e Kylian Mbappes .
Bashkëpunëtorët e Messit raportuan se lojtari nuk do të merrte një vendim deri pas Kupës së Botës, megjithëse ekipi i tij ka përfituar për të zgjatur kohën e tij në stadiumin e Francës, Parc des Princes.
Ndërsa, është e qartë se klubi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai që ka më pak mundësi për të vazhduar është sulmuesi brazilian, Neymar Jr, i cili edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027, do të ishin të gatshëm të dëgjonin ofertat dhe ta shesin sulmuesin.
Gjithashtu, Marca shkruan se për momentin, PSG e ka prioritet Messin dhe jo sulmuesin brazilian Neymar.
Megjithatë, siç raportohet nga Le Parisien, situata e Financial Fair Play’s (FFP – janë një sërë rregulloresh të krijuara për të parandaluar që klubet profesionale të futbollit të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë), e cila është një çështje shumë e ndërlikuar në PSG dhe sigurisht që do të ndikojë në aftësinë për t’i ofruar një kontratë fitimprurëse Messit.