Psikologu tregon faktorët e dhunës familjare dhe si duhet evituar ajo

Psikologu Arton Ademi ka thënë se vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së të mërkurën është shumë shqetësuese, një thirrje kjo që duhet drejtuar institucioneve dhe shoqërisë që të kemi kujdes për ofrimin e shërbimeve për ruajtjen e shëndetit mendor

Rasti i sotëm ku në oborrin e QKUK-së u vra një 35 vjeçare shtatzënë, ishte një incident që preku komplet vendin.

Për këtë rast u diskutua edhe në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, ku i ftuar ishte psikologu dhe psikoterapisti, Arton Ademi.

Ademi deklaroi se situata e fundit është shumë shqetësuese, një thirrje kjo që duhet drejtuar institucioneve dhe shoqërisë që të kemi kujdes për ofrimin e shërbimeve për ruajtjen e shëndetit mendor.

Ai theksoi se deri tek një akt i tillë sjellin disa faktorë të ndryshëm që ndikojnë në shëndetin mendor. Ademi shtoi se tek ne është shqetësuese stigma që ekziston për kërkimin e ndihmës së profesionistit të shëndetit mendor, duke theksuar se ai që kërkon këtë ndihmë nuk është i sëmurë, vetëm ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Mungesa e ndihmës sipas tij mund të na sjellin situata të tilla, me sjellje të tilla të individëve që shqetësojnë shoqërinë tonë. Sipas tij që nga përfundimi i luftës nuk është trajtuar mjaftueshëm kjo pjesë, që ka sjellur probleme të shëndetit mendor tek shumë njerëz.

Një faktor tjetër të cilin psikologu e përmendi është edhe pandemia e COVID 19, ku sipas tij gjatë kësaj kohe nuk jemi marrë sa duhet me ruajtjen e shëndetit mendor. Mbyllja ka krijuar pasoja pas një periudhe të caktuar, pasi siç thotë ai, gjatë një kohe të gjatë kemi qenë në një gjendje ankthi, stresi e paniku, gjëra këto që reflektojnë në pasoja të shëndetit mendor.

Psikologu thotë se pos traumave të luftës, pandemisë së fundit që goditi botën, faktor tjetër që ndikon në rritjen e padurueshmërisë e agresivitetit janë edhe faktorët ekonomikë. Sipas tij jo vetëm institucionet mund të bëjnë diçka, por shoqëria duhet të kontribuojë në ruajtjen e jetës së njeriut.

“Ne si shoqëri nuk po reagojmë me kohë në parandalimin e këtyre gjërave, duke nisur nga familja”, ka deklaruar Ademi, duke shtuar se familja e dorasit do të duhej të interesohej më shumë për gjendjen e personit nëse kanë dyshuar diçka. Familja sipas tij ka mundur të indentifikojë gjendjen emocionale të dorasit, duke pasur kështu obligim ligjor e moral që t’i informojnë organet gjegjëse për rrezikun e ndonjë incidenti.

Edhe organet duhet kryer detyrën e vet, thotë Ademi, sikur secili nga ne e kryejmë obligimin tonë, ndoshta nuk vijmë tek situata të tilla.

Të gjitha problemet në çift e në familje sipas psikologut duhet të trajtohen me bashkëbisedim, për të mos lënë problemet e vogla që të sjellin probleme të mëdha, ku këtu mund të përfshihen edhe familjet e të dyja palëve, në një diskutim që përfundon me një zgjidhje. Dhe si një ndihmesë tjetër do të duhet të jetë kërkimi i ndihmës së profesionistëve të shëndetit mendor, gjë të cilën Ademi thotë se askush nuk duhet të frikësohet ta bëjë.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika