Psikologu tregon si t’i kuptojmë emocionet e fëmijëve

Psikologu i edukimit, Arian Musliu, është shprehur se kujdesi ndaj fëmijevë nga mosha 0 deri në 6 vjeç është esencial

Psikologu Arian Musliu në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, ne Radio Dukagjini.

Modelimi i karakterit të një fëmije nis prej lindjes. Kujdesi është esencial nga mosha 0 deri në 6 vjeç tek fëmijet.

Kështu deklaroi psikologu i edukimit, Arian Musliu, i cili ishte i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, ne Radio Dukagjini.

Duke folur lidhur me temën e shprehjes së emocioneve tek fëmijët, psikologu deklaroi se duhet shumë punë nga prindërit për të kuptuar kërkesat e fëmijëve të tyre, duke kuptuar ata me anë të veprimeve, e jo vetëm deklarimeve.

Musliu deklaroi se në kohën e tashme, sjellja dhe kuptimi i fëmijëve është shumë më i mirë se në të kaluarën, duke theksuar se tanimë prindërit janë edhe më të informuar për nevojat e fëmijëve të tyre.

Psikologu nënvizoi faktin se çdo fëmijë mëson dhe formësohet më së shumti nga lindja deri në moshën 6 vjeç.

Ai shtoi se sidomos në Kosovë, shumica nga ne njohim vetëm 2 tipe të emocioneve tek fëmijët, lumturia dhe nervoza, mirëpo duhet të kuptojmë emocione më të thella nga të dyja anët, si ankthi, frustrimi, dëshpërimi e pashpresa, teksa nga ana tjetër e spektrit, shpresa, krenaria e gëzimi.

Sipas Musliut prindi në çdo lloj situate, prindi duhet të bëjë shumë pyetje, për të kuptuar se çka po e shkakton emocionin të cilin ai po e shfaqë.

Psikologu shton se cdo veprim që mund të cilësohet i keq i fëmiut duhet të dënohet, asnjëherë me dhunë fizike, mirëpo me ndalimin e të mirave të cilat mund t’i ofroni. Teksa e rëndësishme është të shpërblehet çdo veprim i mirë i tij.

Në lidhje me tantrumin, apo ndryshe sjellje agresive e fëmijëve për të arritur diçka për të cilën prindërit nuk pranojnë t’ia plotësojnë, psikologu deklaron se kjo sjellje duhet të injorohet, pasi ta arrijë qëllimin me sjelljen e vrazhdë.

Në këtë rast, kjo sjellje po ushqehet nga prindërit, dhe fëmija do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

Musliu, gjithashtu, deklaroi se një formësim shumë i rëndësishëm për çdo fëmijë bëhet në kopsht, andaj është e nevojshme përfshirja e fëmijëve në kopshte parashkollore.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika