Psikoterapistja Badivuku – Toplica për vrasjen e grave: Dënimet qesharake duhet të ashpërsohen

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra nga krerët e shtetit dhe udhëheqësit e partive politike. Për këto raste shqetësime ka shprehur edhe Adelina Badivuku Toplica, Psikoterapiste Familjare, e cila në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tha se është e dhimshme se si gratë po vriten në shtëpitë e tyre

Adelina Badivuku Toplica, Psikoterapiste Familjare

Pikërisht në javën kur në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”, brenda një jave ndodhën dy vrasje të grave.

Rasti i parë ishte më 25 Nëntor, ku një burrë vrau me sopatë gruan e tij në Prishtinë dhe vrasja e dytë që tronditi Kosovën dhe më gjerë, ndodhi mbrëmjen e 30 Nëntorit, ku S.H i cili është ende në kërkim të Policisë, dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra nga krerët e shtetit dhe udhëheqësit e partive politike, ndërsa Rrjeti i Grupeve të Grave paralajmëroi protesta për të enjten në orën 16:00 në Prishtinë.

Për këto raste shqetësime ka shprehur edhe Adelina Badivuku Toplica, Psikoterapiste Familjare, e cila në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tha se është e dhimshme se si gratë po vriten në shtëpitë e tyre.

“Përgjegjësia e sigurisë së qytetarëve është përgjegjësi e shtetit, është obligim i tyre që të mbrohen të gjithë e sidomos gjinia femërore që konsiderohet më e dobët. Por, në Kosovë fatkeqësisht, gratë shqiptare po vriten nga burrat, në shtëpinë e tyre, po vriten edhe kur janë në gjumë të thellë të lodhura nga jeta. Duhet të kihet parasysh edhe dënimet që jepen për vrasje. P.sh, vrasja që ka ndodhur mbrëmë në oborrin e QKUK-së, Policia nuk është dashur t’i jap hapësirë vrarësit, por të arrestohet menjëherë për vrasjen e dyfishtë”, ka thënë Badivuku – Toplica.

Ajo spjegoi edhe mënyrën psikologjike se përse një person mund të kryej një vrasje, siç ishte rasti i mbrëmshëm në oborrin e QKUK-së.

“Ai njeri është rritur në një ambient që beson se është superior, që gruaja është pronë e tij, objekt që edhe mund ta vras. E kur këto besime ia mbështet familja, shoqëria e shteti, ai bëhet edhe më i rrezikshëm”, ka thënë Badivuku – Toplica për Radio Dukagjini.

Psikoterapistja familjare Adelina Badivuku – Toplica, shprehet e shqetësuar edhe me trajtimin e viktimave edhe pas vrasjes së tyre me gjykimet dhe dënimet e vrasësve.

“Viktimat gra që po vrahen nga partnerët e tyre intim, po vriten edhe nëpër gjykime. Po vriten nga dënimet qesharake që po i marrin nga shteti, po vriten duke iu komentuar jeta e tyre intime nëpër gjykatore. Kjo është e pafalshme”, ka thënë psikoterapistja Badivuku – Toplica.

Ndryshe, vrasja e grave në Kosovë ka marr përmasa shqetësuese, ku sipas statistikave nga viti 2008 e deri më sot janë vrarë 17 gra dhe në shumicën e rasteve të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët e viktimave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika