Publikohen fotografitë e të dyshuarve për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani

Tashmë janë publikuar fotografitë e të dyshuarve për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani, të cilët njëkohësisht janë edhe në kërkim nga Prokuroria publike e Bielefeld-it dhe policia

Boksieri shqiptar, Besar Nimani

Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë në Bielefeld të Gjermanisë

Ai është qëlluar në rrugë gjersa ishte duke dalë nga një restorant.

Lexo më shumë: Vritet boksieri shqiptar në Gjermani

Dy të dyshuarit për vrasjen e Nimanit tashmë janë shpallur në kërkim nga policia gjermane, dhe emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Foto: Ayman Dawoud Kirit

Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia janë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të gjejnë dy të dyshuarit për vrasjen e boksierit, Besar Nimani, sipas mediumit gjerman “Presseportal”.

Foto: Hüseyin Akkurt

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan “Presseportal”.

Tutje thuhet se banesat e të dyshuarve në Bielefeld janë kontrolluar nga njësitë speciale natën e krimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika