Publikohen pamje nga sulmi i Rusisë në Kiev (VIDEO)

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev. Foto: Wles Online





Zëvendësshefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës Kyrylo Tymoshenko ka publikuar një video të një ndërtese banimi që u godit nga raketa ruse.

“Kishte dy goditje në total”, tha Timoshenko. Disa raketa u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore.

Kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar me raketa këtë të martë, derisa  në anën tjetër liderët botërorë janë mbledhur në samitin e G20, për ta dënuar pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

“Rusia po i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelenskyy në G20 me një sulm të ri raketor. A mendon dikush seriozisht se Kremlini dëshiron vërtet paqe?”, ka shkruar  Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Dy ndërtesa banimi në lagjen Pechersk janë në mesin e të goditurve, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

Disa raketa ruse u rrëzuan me sukses në Kiev dhe ekipet e shpëtimit janë në vend. Klitschko tha se ekziston alarm për sulm ajror.

Vitaly Kimm, kryebashkiaku i Mykolayiv, pretendoi se raketat ruse ishin lëshuar në tre valë.

Në Chernihiv, guvernatori Vyacheslav Chaus paralajmëroi njerëzit të strehohen, duke thënë se “sulmi me raketa po vazhdon”.

Ky shënon sulmin e parë të tillë në më shumë se një javë, kohë gjatë së cilës Rusia tërhoqi trupat nga Kherson.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika