Publikohen pamjet e sulmit ndaj Valon Sylës

Tashmë janë publikuar pamjet e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, në një video të incizuar shihen disa persona teksa po dalin jashtë, e po ashtu edhe Syla teksa i përgjakur hyn në restorant

Gazetari Valon Syla ishte sulmuar mbrëmjen e së martës nga tre persona në një lokal në “Bregun e Diellit” në Prishtinë.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Syla janë arrestuar këtë të mërkurë.

Syla nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pretenduar se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij për hoxhë Mazllam Mazllami dhe ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Po ashtu, ai i ka përshkruar tre të dyshuarit si “fanatikë islamikë në dukje”.

“Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk u ka pëlqyer fare, dhe kështu ka nxitur këtë komunitet të militantëve islamikë të organizojnë sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se reagimet e tij përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit, e kjo sipas tij, nuk po pranohet nga komuniteti islamik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika