Të dielën e 10 marsit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky i fundi bëri të ditur se kadetët janë duke u stërvitur në kuader të planprogramit akademik, pasi kadetët kanë përfunduar pjesën teorike, ata do të ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.
“Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane, kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion” ka thënë Mehaj.
Ndërkaq ai ka terguar së do të vazhdojn tutje drejtë sukseseve të radhës.