Publikohen vendimet e MAPL-së për Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit

Dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar nga përbërja fillestare e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit. Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka pranuar akoma një përgjigje për ftesën e dërguar këtij grupi më 18 prill

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në emisionin "Five"

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluara mbi “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar nga përbërja fillestare e ekipit.

“Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi. Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa. Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti. Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, thuhet në postim.

Tutje, ministri Krasniqi ka deklaruar se arsyeja që ka bërë publike këto vendime është moria e pyetjeve dhe kërkesave që ka pranuar për qasje në dokumente publike lidhur me këto vendime.

Ai bën të ditur se më 18 prill i është drejtuar me ftesë këtij grupi, por se ende nuk ka marrë përgjigje.

“Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Krasniqi.

Kosova do ta prezantojë draftin e parë të Asociacionit në takimin e radhës me Serbinë në nivel të liderëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika