Publikohet libri “Gjermania dhe Kosova – Historia e një partneriteti”, flitet për raportet mes shteteve

Autorët e librit "Gjermania dhe Kosova - Historia e një partneriteti", Enrico Seewalt dhe Urs Unkauf janë shprehur se janë dëshmitar të thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në vitet e fundit

Autorët e librit "Gjermania dhe Kosova - Historia e një partneriteti", Enrico Seewalt dhe Urs Unkauf në emisionin "Rreth e Rrotull" më 29.05. 2024

Shkencëtari i diplomuar politik, Enrico Seewalt dhe historiani e sociologu, Urs Unkauf kanë publikuar librin “Gjermania dhe Kosova – Historia e një partneriteti”.

Për të diskutuar më shumë rreth këtij libri dhe marrëdhënieve mes dy shteteve, autorët e librit kanë qenë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Shkencëtari i diplomuar politik, Enrico Seewalt, ka thënë se historia e Kosovës është një histori e larmishme, duke shtuar se për të ishte hera e dytë që ndodhet në Kosovë.

“Për ne historia e Kosovës është një histori e larmishme që prej shekujsh dhe në kërkimet historike ne gjithëherë merremi me të kaluarën dhe këto kërkime shkojnë qindra vjet më parë. Po ashtu edhe koha e Jugosllavisë ka qenë e rëndësishme për ne shkencëtarët”, ka thënë Seewalt.

Shkencëtari i diplomuar politik, Enrico Seewalt

Seewalt ka thënë se është hera e tij e dytë që ndodhet në Kosovë dhe që sipas tij, ka ndryshime të mëdha.

“Mendoj që orientimi i Kosovës ka Perëndimi dhe jo nga Lindja është një gjë e mirë dhe ka qenë një kohë e vështirë e tranzicionit sepse edhe pavarësia e Kosovës nuk ka qenë përherë një rrugë e lehtë. Është ky orientim ka Perëndimi dhe Evropa Qendrore. Besoj që Kosova është shteti më i ri i Evropës, prandaj ka edhe vizita të shpeshta këtu në Kosovë”, ka thënë tutje shkencëtari i diplomuar politik.

Ndërsa, historiani dhe sociologu, Urs Unkauf, ka thënë se kanë qenë dëshmitar të thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ndërsa unë kur mendoj për Kosovën unë mendoj edhe për miqësinë dhe mirësinë që tregojnë kosovarët ndaj gjermanëve, po ashtu edhe për lidhjet që i kemi për shkak të diasporës kosovare që i kemi në Gjermani. Mirëpo, edhe në këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitar të thellimit të këtyre marrëdhënieve jo vetëm mes njerëzve por edhe bashkëpunimit ekonomik dhe kjo është kënaqësi që të jemi sot këtu”, ka thënë Unkauf.

Historiani dhe sociologu, Urs Unkauf

Unkauf ka thënë se Kosova ka ende sfida që duhet t’i tejkalojë mirëpo sipas tij, kur ka partner të besueshëm sfidat tejkalohen.

“Ne po jetojmë në një kohë që është e karakterizuar prej krizave dhe konflikteve të ndryshme, ka sfida globale dhe lokale por mund t’i zgjidhim të gjitha nëse bashkëpunojmë. Ne kemi parë dhe falenderimin apo mirënjohjen që ekziston në Kosovë dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor që i shprehet Gjermanisë. Këtu mund ta përmendim edhe kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës në 16 vjetët e fundit…”, ka thënë tutje historiani dhe sociologu.

Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë:

 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika