Publikohet lista e lojtarëve të Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë

Trajneri i Kombetares se Kosoves, Ne futboll

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, kundër Zvicrës në Prishtinë dhe kundër Rumanisë në Bukuresht.

Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj.

Selektori Gliha ka ftuar mesfushorin e skuadrës së Ballkanit, Meriton Korenicën.

Në fakt, Korenica është lojtari i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga Kosova.

Po ashtu, pas një kohe të gjatë është ftuar edhe Bernard Berisha, Andi Hoti e Valon Zumberi, që do të jenë pjesë e grumbullimit të Kosovës, sikurse edhe Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi.

Lista e futbollistëve vijon si: Arjanet Muric, Visar Bekaj, Samir Ujkani, Mergim Vojvoda, Leart Paqarada, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Ismajl Beka, Valon Berisha, Florent Loshaj, Florent Muslija, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi, Zymer Bytyqi, Bernard Berisha, Florent Hadergjonaj, Betim Fazliji, Valon Zumberi, Andi Hoti, Albion Rrahmani, Arber Zeneli, Altin Zeqiri, Meriton Korenica.

Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.

Ndërsa, me 12 shtator do të zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Rumanisë.

 

Lista e futbollistëve

Në tetor Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse më pas do ta presë Izrealin. Ndërkohë, këtë cikël kualifikues kombëtarja jonë e mbyll me ndeshjet e nëntorit, ku fillimisht luan si mysafire e Zvicrës, kurse më pas në shtëpi e pret Bjellorusinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika