Publikohet logoja dhe slogani i Eurovisionit që do të mbahet në Liverpool

Eurovizioni i këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin "United by Music", me veprat e tij artistike që tregojnë zemrat që rrahin së bashku

Shkronja e përdorur në logon e Eurovizionit quhet Penny Lane - një shenjë për trashëgiminë e pasur muzikore të Liverpool-it

Gara evropiane e muzikës “Eurovision” këtë vit do ta ketë sloganin “Të bashkuar rreth muzikës”, derisa logoja e festivalit përmban zemra, të cilat rrahin së bashku.

Sipas BBC-së, kjo reflekton origjinën e garës, e cila ishte krijuar si një eksperiment transmetues për ta bashkuar Evropën.

Këtë vit, festivali do të zhvillohet në Britani të Madhe, saktësisht në Liverpool, për shkak të rrethanave të pasigurisë në Ukrainë, e cila e fitoi garën në vitin 2022.

Dy ngjyrat e flamurit të Ukrainës janë përdorur si inspirim për ngjyrën e logos për këtë vit.

Një ceremoni zyrtare e dorëzimit, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George’s në Liverpool në orën 19:00 sipas kohës lokale, të martën në BBC Two.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues përpara finales së madhe, e cila do të mbahet më 13 maj.

Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia janë automatikisht të kualifikuara për finale. Edhe Ukrainë, po ashtu, shkon drejt në finale, për shkak se vitin e kaluar e ka fituar garën.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika