Publikohet në media propozimi i Ramës për Asociacionin

Propozimi me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 qershor të këtij viti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Televizioni Klan ka publikuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Propozimi me titullin “projekt – statuti për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe”, kryeministri Rama ua dërgoi presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, më 7 qeshor të këtij viti.

Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tri janë objektivat kryesore.

“Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës.

Krijimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës.

Mbrojtje e dyfishtë”.

Katër janë parimet kryesore.

“Statuti përcakton kompetencat, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të trupës.

Statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’i mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe”.

Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë, pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.

Por, si do të funksionojë kjo bashkësi komunash? kryeministri Rama propozon këtë strukturë organizative.

“Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administrata, zyra e ankesave”.

Sa i përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, në propozimin e kryeministrit Rama parashikohen këto sugjerime.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qëndrore dhe lokale në Kosovë.

Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Evropian.

Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Drafti është pranuar nga të dyja palët, si nga pala serbe ashtu edhe nga pala kosovare, që fillimisht e kundërshtoi atë nëpërmjet kryeministrit Kurti, por duket që presioni ndërkombëtar ka bërë që pala kosovare ta pranojë këtë propozim të kryeministrit Rama.

“Të dyja palët thanë se projekt-dokumenti mund të shërbejë si dokument i përshtatshëm pune.

Kosova ka ngritur disa çështje, paraqiti disa papërputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumente të tjera. Serbia njoftoi se kishte disa pyetje dhe shqetësime pa theksuar kundërshti të veçanta”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Draft-Statuti nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës. Draft-Statuti vë në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kur u propozua nga kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

Por, ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

Pranimi i propozimit të kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ai parashikon edhe mënyrën e financimit të Asociacionit, me kontribute nga anëtarët, autoritetet e Kosovës, grante të tjera dhe donacione përfshirë edhe nga Serbia.

Buxheti dhe shpenzimet të jenë subjekt i një mbikëqyrjeje të një periudhe 5-vjeçare nga Bashkimi Evropian dhe që mund të renovohet, ndërsa Auditi i Përgjithshëm i Kosovës do të bëjë kontrolle të jashtme ndaj Asociacionit në përputhje me ligjin.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika