Traileri dyminutësh i publikuar nga Marvel Entertainment, është i mbushur me pamje të asaj që na pret në vazhdimin e filmit, Black Panther: Wakanda Forever, i cili do të jetë pa yllin Chadwick Boseman, pasi vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit në vitin 2020, në moshën 43-vjeçare.
Një gjë është e qartë nga vështrimi i parë i trailerit, se Boseman mund të jetë zhdukur, por T’Challa nuk është harruar.
Si do të duket bota e Black Panther pa personazhin kryesor të filmit, Chadwick Boseman?
Kjo është një pyetje që po rrotullohet që prej vdekjes tragjike të aktorit të njohur, të nominuar për Oscar në vitin 2020. Tani, pas dy vjetësh, më në fund po marrim një përgjigje.
Më 24 korrik, Marvel zbuloi videon e parë për vazhdimin e shumëpritur të filmit që ndryshon lojën, “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili është po aq mbresëlënës aq edhe prekës sa nuk mund ta prisnit.
Traileri hapet me një interpretim të butë të këngës së famshme “No Woman, No Cry”, nga Bob Marley. Ndërsa, Nakia e Lupita Nyong’o, ish-e dashura e T’Challa, shfaqet duke qëndruar në një plazh, duke parë perëndimin e diellit.
Kamera shfaq Ramondën e Angela Bassett-it, nënën e tij dhe gjeneralin Wakandan të Danai Gurira-s, Okoye.
Më pas, Ramonda shfaqet duke bërtitur, “Unë jam mbretëresha e kombit më të fuqishëm në botë dhe e gjithë familja ime është zhdukur. A nuk kam dhënë gjithçka?”. Ku nga kjo fjali shfaqet një mural përkujtimor i heroit të humbur, T’Challa.
Ndërkaq, trupa magjepsëse të kërcimtarëve, shkrepje ajrore të Wakanda-s me diell, luftëtarë hipur mbi balena, dhe një sërë ndjekjesh me makina dhe sekuenca luftarake që të emocionojnë dhe konfirmojnë se, pavarësisht nga tendenca e trishtueshme e publikimit të ri, nuk do të kursehet në spektakël.
Po ashtu, traileri paraqet një grua shtatzënë nën ujë me një person tjetër, e ndjekur nga një skenë në të cilën shfaqet një foshnjë.
Momenti më tërheqës, megjithatë, vjen pikërisht në fund, kur për një kohë të shkurtër na ka rënë në sy një figurë me një kostum të Panterës së Zezë, e gatshme për veprim.
Pra, kush në tokë po merr mantelin e T’Challa? Duket se nuk ka gjasa të kemi një përgjigje përpara datës së publikimit të filmit më 11 nëntor.
“Pasioni dhe gjenialiteti i Chad-it dhe ndikimi që ai bëri në këtë industri do të ndihen përgjithmonë,” ka thënë së fundmi regjisori i filmit Ryan Coogler, përcjellë Vogue.
Ndërsa, filmi do të publikohet në kinema më 11 nëntor.