Qeveria e Kosovës, të premten e 24 qershorit, ka publikuar Udhëzimin administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës. Udhëzimi zbatohet prej institucioneve përgjegjëse për tregun e naftës dhe subjekteve që merren me veprimtari të naftës.
Gjithashtu, thuhet se Udhëzimet Administrative zbatohen vetëm ndaj karburanteve që përdoren në transport.
Në nenin 4 të këtij Udhëzimi, mund të rregullohen çmimet duke caktuar marzhën tregtare maksimale të lejuara dy eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe dhymbëdjetë eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.
Ky Udhëzim Administrativ do të hyjë në fuqi një ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Për të ditur më detajisht Udhëzimet Administrative klikoni në likun.
Çmimi i produkteve të naftës rritet përsëri, arrin deri në 1.91 centë