“Bashkimi Evropian nuk ka unitet në vendimmarrje”, ka thënë Pula, duke shpjeguar se si janë krijuar përshtypjet për BE-në.
Bashkimi Evropian po trajton vetëm tema selektive sipas Pulës.
Shqiprim Pula njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka folur lidhur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas tij, Bashkimi Evropian(BE), kishte përdorur standarde të dyfishta në këtë proces.
Tutje, ai ka thënë se pavarësisht që Parlamenti Evropian kishte miratuar disa rezoluta për t’i hequr Kosovës vizat e këto nuk ishin marrë parasysh nga Këshilli i Ministrave.
Pula kishte ngritur dyshimet në lidhje me arsyet e vërteta përse rekomandimet e PE-së po injorohen edhe se ku qëndron e vërteta.
“Ka shkaktuar një lloj konfuziteti pse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat” ka thënë Pula për RTV Dukagjinin.
Ai ka folur edhe për skepticizmin e liderëve shtetërorë siç janë ai i Francës dhe e Holandës, në raport me liberalizimin e vizave, ku ka thënë se ata po hezitojnë që ky proces të finalizohet.