Pula: Serbia shtet armik, goditi Kosovën dy herë rëndë

Shqiprim Pula, ka thënë se Kosova është goditur së paku dy herë rëndë nga Serbia.

Ai ka thënë se  elita politike serbe sot e cila qeverisë me Serbinë është vazhdimësi e garniturës së vjetër politike të Millosheviqit.

“Garniturë qeveritare në Serbi e cila është vazhdimësi e garniturës politike të aparteidit të kohës së Millosehviqit…presidenti aktual serb është i pjesë së Sheshelit, Ivica Daçiqi i cili mban funksione është po ashtu i pjesës së Millosheviqit e të tjerë më radhë, janë e njëjta vijimësi, pra ata kanë ndryshuar vetëm ngjyrën e kostumeve por përmbajtësisht janë të njëjtit në kuptim të qasjes që kanë ndaj fqinjëve”, ka thënë ai.

Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është goditur dy herë rëndë ka thënë Pula.

“Me 24 shtator të vitit që lam pas dhe me 29 nëntor të muajit që lam pas, pikërisht nga struktura paraushtarake serbe të Serbisë”, ka thënë Pula.

Ai tutje në FIVE në Dukagjin ka thënë se kjo nënkupton që si institucione dhe si vend papritmas duhet të merremi për evitimin dhe sanimin e dëmeve që të vijnë nga shteti fqinjë.

“Në këtë kuptim ne nuk jemi rehat sepse kemi një fqinjë problematik dhe detyrimisht duhet të merresh me pasojat e shkaktuara nga këto sulme kundrejt integritetit territorial, kundrejt kushtetutshmërisë të vendit duke dëmtuar institucionet lokale atje, duke penguar shtrirjen e autoritetit politik atje” ka thënë ai duke shtuar se krejt kjo vjen nga shteti fqinjë Serbia i cili po përdor “vegla” të brendshme të pakicës serbe që sipas tij fatkeqësisht po mashtrohen dhe po joshen në forma të ndryshme ku edhe po bëhen pjesë të grupeve të tilla.  

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika