“Buxheti për vitin 2022 ishte në vlerë 470 mijë euro, ndërsa, buxheti i cili parashihet të jetë për këtë vit është rreth 700 mijë euro”.
Kështu ka deklaruar, në një intervistë për Dukagjinin, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, Fatmir Rudari, duke theksuar vlerën totale të subvencioneve që ka bërë kjo drejtor në 2022.
“Vlera totale e këtyre subvencioneve është 548,430.48 €, në kuadër të kësaj vlere kemi shpërndarë: Mëshqerra të racës simental, serra, fidane të mjedrave, mekanizëm bujqësor si: Motokultivator, freza, kosa shpërndarëse plehu, mbledhëse bari, makina mjelëse, laktofriza, Projekti i bletëve në procedurë të prokurimit presim të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Rudari.
Rudari gjithashtu ka edhe demet materiale që u janë shkaktuar bujqve të Podujevës, gjatë vërshimeve të shiut.
“…në komunën e Podujevës janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i dëmeve , ku me këtë rast është themeluar një komision në përbërje prej pesë anëtarëve , të cilët e kan bërë vlerësimin e dëmeve ku vlera totale e dëmeve arrin vlerën prej 1,552,100.00 , ku ne nuk kemi buxhet për kompensimin e tyre, mirëpo kemi kërkuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë kompensimin e tyre”, ka shtuar ai.
https://www.portalid.com/bresheri-demton-shume-fermere-llapjane/
Ai potencoi se me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë një bashkëpunim mjaft të mirë, gjithashtu edhe përkrahje nga ana e tyre si ministri.
Intervista e plotë e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fatmir Rudari për Dukagjini:
Dukagjini: Gjatë vitit 2022, sa ishte buxheti në drejtorin tuaj?, sa ia keni arritur t’i mbuloni nevojat dhe kërkesat me atë buxhet?
Rudari: Buxheti për vitin 2022 ishte në vlerë 470,000. Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat që ka shpërnda më së shumti pajisje –subvencion për bujqit dhe fermerët llapjan, sa është vlera totale e këtyre subvencioneve dhe çfarë keni ndarë kryesisht?
Vlera totale e këtyre subvencioneve është 548,430.48 €, në kuadër të kësaj vlere kemi shpërndarë: Mëshqerra të racës simental, serra, fidane të mjedrave, mekanizëm bujqësor si: Motokultivator, freza, kosa shpërndarëse plehu, mbledhëse bari, makina mjelëse, laktofriza, Projekti i bletëve në procedurë të prokurimit presim të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Dukagjini: Sa keni arritur t’i mbuloni kërkesat, a janë të kënaqur fermerët dhe bujqit me mënyrën e përzgjedhjes dhe procesin e ndarjes së subvencioneve?
Rudari: Po janë të kënaqur pasi kemi bërë përzgjedhjen e fermerëve të cilët nuk ishin përfitues të më hershëm dhe ndarja e subvencioneve është bërë në mënyrë korrekte.
Dukagjini: Të reshurat e shiut a kanë shkaktuar dëme në bujqësi në Llap, nëse po, a keni themeluar komisione për vlerësim të gjendjes, dhe sa janë ato dëme dhe a keni filluar t’i mbuloni financiarisht ato dëme?
Rudari: Po në komunën e Podujevës janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i dëmeve , ku me këtë rast është themeluar një komision në përbërje prej pesë anëtarëve , të cilët e kan bërë vlerësimin e dëmeve ku vlera totale e dëmeve arrin vlerën prej 1,552,100.00, ku ne nuk kemi buxhet për kompensimin e tyre, mirëpo kemi kërkuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë kompensimin e tyre.
Dukagjini: Sa keni përkrahje nga ministria e linjës, përkatësisht Ministria e Bujqësisë dhe cili është bashkëpunimi i juaj me këtë institucion?
Rudari: Me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kemi bashkëpunim mjaftë të mirë, ku kemi përkrahje të konsiderueshme nga ana e tyre.
Dukagjini: Po me donatorë, sa keni pasur mundësi të bashkëpunoni, nëse po sa është shuma financiare e atyre donacioneve?
Rudari: Bashkëpunim gjatë këtij viti kemi pasur me organizatën Qatar charity në projektin e përbashkët të serrave me Komunën e Podujevës në vlerë 71,000.00€, me të cilin janë përkrahur fermerët me gjendje më të rëndë ekonomike. Përveq këtij projekti në proces kemi edhe projektin për moto kultivator.
Dukagjini: Cilat kanë qenë sfidat kryesore për ju si drejtor dhe si drejtori gjatë vitit 2022?
Rudari: Në përgjithësi ka qenë një vit i suksesshëm, pasi të gjitha projektet kanë përfunduar sipas planit dhe ne kohën e duhur.
Dukagjini: Për vitin 2023, sa do të jetë buxheti i drejtorisë tuaj, sa është e vështirë që të aprovohen kërkesat e juaja në Kuvendin Komunal të Podujevës?
Rudari: Buxheti i cili parashihet të jetë për këtë vit është rreth 700.000€.