Puna e “ngadalshme” e Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara po vlerësohet se po bëjnë punë të ngadalshme. Sipas disa prej njohësve të drejtësisë, ish-Tribunali i Hagës përkundër vështirësive, kishte bërë punë më të mirë. Të akuzuarve, sipas tyre duhet t’u mundësohet një gjykim në kohë të arsyeshme

Pamje nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk janë rasti i parë kur gjykimet për luftën në Kosovë, janë zhvilluar mbi dy mijë kilometra larg territorit.

Gjykime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Hagë, ku ishte themeluar një Tribunal i cili trajtoi krimet që u bënë në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.

Mes tyre, edhe për krimet që u kryen në Kosovë.

E ky tribunal, sipas Medina Kadriut nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka qenë më efikas se Dhomat e Specializuara.

Medina Kadriu

“Pavarësisht vështirësive që i ka pasur tribunali i Hagës ka qenë më efikas, sesa vet Gjykata Speciale… Duhet ta theksojmë se ish-tribunali i Hagës e ka pasur shumë më të vështirë ndërmarrjen e veprimeve për arsye se shtetet të cilat i ka pasur në kompetencë territoriale nuk e kanë pasur obligim që t’u përgjigjen kërkesave të tyre dhe të bashkëpunojnë me ta. Në anën tjetër e kemi Gjykatën Speciale të cilën e ka themeluar dhe miratuar vet Kuvendi ku me legjislacion ia ka dedikuar kompetencat për ndjekjen penale dhe gjykimin e këtyre rasteve”, ka thënë Kadriu, për RTV Dukagjini-n.

Mirëpo, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare tregon se edhe në ish-tribunalin e Hagës gjykimet zgjasnin me vite.

Bekim Blakaj

“Edhe para tribunalit të Hagës gjykimet kanë zgjatur shumë. Tribunali i Hagës ka qenë i kritikuar, sidomos për stërzgjatjen e procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit.

Aktakuza ndaj Millosheviqit është ngritur në maj të vitit 1999, kurse procesi gjyqësor ka filluar tek në vitin 2002”, ka thënë Blakaj.

Dhomat e Specializuara, Blakaj thotë se duhet të përkujdesen që gjykimet të përfundojnë në kohë të arsyeshme.

“Edhe Dhomat e Specializuara do të duhej të kishin parasysh që mos të stërzgjaten proceset gjyqësore, sepse në rend të parë të akuzuarit kanë të drejtë në një gjykim të shpejtë, pra që të kryhet në një kohë të arsyeshme dhe jo të stërzgjatet gjykimi”, shtoi Bekim Blakaj.

Dhomat e Specializuara, javë më parë zgjeruan aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Kjo vlerësohet se do ta zgjasë edhe më shumë kohën e nisjes së gjykimit për ta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika